Platforma Kangaroo Linguistic

BËHUNI PJESË E KONKURSIT DUKE U REGJISTRUAR NË PLATFORMËN KANGAROO LINGUISTIC. KLIKONI KËTU PËR TA AKSESUAR.

Më datën 12 Qershor ora 10:00 do të zhvillohet konkursi Kangaroo Linguistic Albania për të gjithë nxënësit nga klasa e parë në klasën e 12-të. Për të marrë pjesë nxënësit duhet të rregjistrohen paraprakisht dhe të kryejnë pagesën në një nga Bankat.

Tarifa e pjesëmarrjes në Kangaroo Linguistic Albania është 9 EUR ose 1000 ALL.

Më poshtë do të gjeni llogaritë bankare dhe emrin e llogarisë.
Kujdes: Emri i llogarisë në të cilën duhet të kryeni pagesën në CREDINS bank është Center for Development of Transferable Skills ndërsa për BKT bank është Center for Dev of Transf Skills.

Llogaritë Bankare

BKT

Monedha: LEK

Emërtimi i Llogarisë: Center for Dev of Transf Skills

IBAN: AL1620511021008665CLTJCLALLC

Monedha: EUR

Emërtimi i Llogarisë: Center for Dev of Transf Skills

IBAN: AL8020511021008665CLTJCFEURC

---------------------------------------------------------------------------------------------

CREDINS Bank

Monedha: LEK

Emërtimi i Llogarisë: Center for Development of Transferable Skills

IBAN: AL57212115730000000001532656

Monedha: EUR

Emërtimi i Llogarisë: Center for Development of Transferable Skills

IBAN: AL73212115730000000001532659

 

Kangaroo Linguistic 2021

Për herë të parë në Shqipëri vjen konkursi ndërkombëtar i gjuhëve të huaja Kangaroo Linguistic. Pas realizimit me sukses të Kangaroo Mathematics nga Kangaroo Albania, ‘Center for Development of Transferable Skills’ në bashkëpunim me ‘Virtus Excellence Training Centre’ sjell konkursin ndërkombëtar të gjuhëve të huaja, Kangaroo Linguistic.

Konkursi do të zhvillohet me datë 12 Qershor 2021, në orën 10:00. Konkursi do të jetë në gjuhën angleze për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë. Të gjithë nxënësit do të kenë mundësi të zgjedhin nivelin me të cilin do të duan të konkurojnë. 

Për shkak të situatës pandemike provimi do të zhvillohet online dhe konkursi do të jetë i ndarë në 6 nivele:

✔ Niveli i parë: Nxënësit nga klasa e parë dhe klasa e dytë

✔ Niveli i dytë: Nxënësit nga klasa e tretë dhe klasa e katërt

✔ Niveli i tretë: Nxënësit nga klasa e pestë dhe klasa e gjashtë

✔ Niveli i katërt: Nxënësit nga klasa e shtatë dhe klasa e tetë

✔ Niveli i pestë: Nxënësit nga klasa e nëntë dhe klasa e dhjetë

✔ Niveli i gjashtë: Nxënësit nga klasa e njëmbëdhjetë në dhe klasa e dymbëdhjetë


Një mundësi shumë e mirë për të gjithë nxënësit të cilët duan të pasurojnë portofolin e tyre të arritjeve.

Për më shumë informacione na kontaktoni në:

📞+355 69 70 18 629
📧 [email protected]